Arrestohen 29 persona të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit

29 persona janë arrestuar në të gjithë Kosovën vetëm në 24 orët e fundit. Arsyet sipas policisë janë të ndryshme. Vetëm në Prishtinë janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi të njëjtit kanë goditur me veturën e tyre, veturën e zyrtarëve të pylltarisë deri sa ata ishin në lëvizje. Nuk raportohet për të lënduar.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë Sig Sauer 9mm. Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, një është liruar. Ndërkohë në fshatin Ribar I Madh është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast I armë mbajtjes pa leje ka quar në arrestim të dy të dyshuarve në Prishtinë. Tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz Valter me dy fishekë të cal 9 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestime ka pasur edhe për vjedhje dhe posedimit të lëndëve narkotike. Kjo ka qenë një ndër ditët me më së shumti të arrestuar nga Policia Brenda 24 orëve./Zeri/

Artikulli paraprakKështu ushtrojnë Arabët
Artikulli vijuesPërfitoi nga strehat fiskale: Nisin protestat kundër Cameron