Uzbekët, grupi më i madh etnik turk në Azinë Qendrore në Uzbekistan paraqet shumicën, por në disa vende të tjera, të tilla si Afganistani, ata janë pakicë
Në jug të Turqisë pranë kufirit sirian ndodhet Hatay, qyteti dhe rajoni me të njëjtin emër, i cili në vitet e fundit në opinion njihet për nga refugjatët e shumtë nga Siria. Çfarë është më pak e njohur është se ky rajon ka pranuar refugjatët edhe para më shumë se 30 vjetësh, shkruan Anadolu Agnecy (AA).
Uzbekët, grupi më i madh etnik turk në Azinë Qendrore në Uzbekistan paraqet shumicën, por në disa vende të tjera, të tilla si Afganistani, ata janë pakicë, dhe gjatë viteve të ndërrimeve të pushtetit, pushtimeve ushtarake të huaja dhe vendase, uzbekët kanë përjetuar dëbimet dhe vrasjet.
33 vite më parë, në kohën kur Afganistani ishte pushtuar nga forcat sovjetike dhe kur janë çuar luftërat ndërmjet rrymave të ndryshme politike në vend, një grup i uzbekëve ka ardhur në qytetin turk Hatay.
Sot në Hatay jetojnë rreth dhjetë mijë uzbekë, prej tyre rreth gjashtë mijë janë fëmijë. Ky popull, ndonëse të origjinës turke, nga qytetarët tjerë të Hatayit dallon për mënyrën e veshjes dhe të jetës.
Uzbekët në Hatay kryesisht merren me përpunimin e lëkurës dhe bujqësinë. Shtëpitë e tyre po ashtu dallojnë nga ndërtimet e tjera në Hatay, dhe mund të dallohen për nga perdet e quajtura “Mahrem”, që ndalojnë njerëzit nga rruga të shikojnë se çfarë ndodhë brenda shtëpive uzbeke dhe oborreve.