Arabia Saudite është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër kryengritësve shiitë në Jemen, duke sjellë rajonin më të gjerë direkt në një konflikt të ndërlikuar që është acaruar qe disa muaj.
Sauditët thonë se ata duan të rivendosin qeverinë e Jemenit, një aleat kyç i SHBA në luftën kundër Al Kaedës, e cila ishte nxjerr me forcë (shqelmuar) jashtë nga kryeqyteti, në fillim të vitit nga rebelët.
“Duke parë se si Jemenasit po dështojnë është e pamundur për neve që me ta të bëjmë ndonjë koalicion”, tha Adel Al-Juberi, ambasadori i Saudisë në Shtet e Bashkuara, duke iu kërkuar edhe kombeve tjera që ta përkrahin këtë kampanjë.
Cila është arsyeja e kësaj ofanzive nga Saudia?
Analistët thonë se tërë kjo mund të rrumbullakohet në një fjalë: Irani
Sauditët “perceptojnë këtë si një kërcënim nga iranianët”, tha analisti ushtarak Lt.Col. Rick Francona. “Shikoini Houthianët si asgjë më shumë se një forcë përfaqësuese iraniane, ashtu si ne mund të shohim në Hezbollahun si një forcë përfaqësuese iraniane në Libanin e jugut.”
Analistët thonë se shumica Shiite në Iran dhe Sunitë që dominojnë në Arabinë Saudite janë të mbyllur në kontekstin strategjikë për të ndikuar më shumë në Lindjen e Mesme.
Tani ndeshja e shahut është shpërndarë edhe në Jemen, fqinji jugor i Arabisë Saudite.
Iran, në verilindje të Arabisë Saudite, është konsideruar të ushtrojë një ndikim të fuqishëm në kuadër të regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Siri të shkatërruar nga lufta dhe brenda qeverisë shiite që udhëheq në Irak.
Pse është Arabia Saudite duke vepruar tani?
Kaosi i shfaqur në Jemen, mëton që ta fus vendin në një luftë të plotë civile.
Houthanit, të cilët forcën kryesore e kanë në Jemenin verior, kanë filluar protesta kundër qeverisë qendrore në kryeqytetin e Sanës, verën e kaluar. Ata e kanë shumëfishuar kampanjë e tyre në Shtator, duke marrë shumë ndërtesa qeveritare. Përpjekjet për të arritur marrëveshje politike midis të dy palëve nuk kishte efekt, dhe Houthianët janë shtyrë në zona të tjera të vendit.
Kriza është intensifikuar në Janar, kur Houthis shfaqi pushtetin e tyre duke bërë ndërhyrje në pallatin presidencial dhe duke vënë presidentin Abdu Rabu Mansour Hadi në arrest shtëpie.
Hadi u strehua në qytetin jugor të Adenit në shkurt dhe deklaroi se ai mbetet presidenti legjitim. Që atëherë, mbështetësit Hadi përleshën në mënyrë të përsëritur me Houthianët dhe aleatët e tyre, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojn një lufte civile të afërt.
Thellimi i kaosit ka çuar shumë qeveri për të tërhequr personelin e ambasadave nga Sana. Shtetet e Bashkuara kohët e fundit tërhoqi forcat e saj të mbetura në Jemen, një goditje për përpjekjet kundër terrorizmit që kërcënon vendin.
Forcat rebele të mërkurën kanë kapur pjesë të Adenit dhe një bazë ajrore të afërt. Të ënjtën herët, Saudia filloi ofanzivën e saj.
Çfarë planifikojnë Sauditët të bëjnë?
Aeroplanët janë vetëm njëra fazë e kampanjës.
Arabia Saudite ka treguar që zotronë gjithashtu 150.000 ushtarë të koalicionit për të ndërhyrë në Jemen, rrjeti TV Al-Arabiya raportoi sot se është duke u ngritur mundësia e një ofensive tokësore.
“Sulmet ajrore do të jetë në fillim të fushatës,” tha Francona, “Ata do të dëshironi të hedhin në tokë mbrojtjet e tyre ajrore dhe në mënyrë të atillë për të krijuar një korridor me të cilën ata mund të lëvizin trupat e tyre në atje.”
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kombet e tjera në koalicionit kanë ofruar trupa tokësore.
Një ofensivë tokësore nuk është një vendim që Mbreti i Saudisë, Salman bin Abdulaziz Al-Saud do të merr me lehtësi.
“Arabia Saudite, të gjitha këto vite, ka shmangur dërgimin e trupave në Jemen. Kjo është një kënetë për sauditët,” tha analist i sigurisë Bob Baer.
Përtej fushatës ushtarake, sauditët dhe aleatët e tyre thonë se ata duan të gjejnë një zgjidhje politike për kombin e dhunuara dhe rrënuar.
Qëllimi është për të sjellë përsëri Jemenit “siguri dhe stabilitet përmes krijimit të një procesi të mirëfilltë politik,” thuhet në një deklaratë e përbashkët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari dhe Kuvajti./KOHAISLAME/