Ftohja e madhe

Pas gjysmë shekulli me raketat nukleare drejtuar njëra-tjetrës, pas viteve ’90 u mendua se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunonin dhe të luanin më butë. Por jo!

Në një prej darkave të shumta të shtruara në Nju Jork, u pa qartë ftohja e madhe mes Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti Obama zgjat me mëdyshoje dorën në drejtim të kolegut Putin dhe po i dyzuar ja ofron edhe ky i fundit.

Sigurisht, në sy të të pranishmëve dhe kamerave shtrëngimi i duarve do të ndodhte, në të kundërt mund të cilësohej një incident diplomatik i niveleve më të larta.

Nuk është suprizë tashmë qëndrimi i Perëndimit ndaj Rusisë për aneksimin e saj të Krimesë, rolit në konfliktin në Lindje të Ukrainës dhe mbështetja ndaj regjimit të Basha al-Assad. Në të tre rastet, palët ndajnë qëndrime krejtësisht të kundërta.

Megjithatë, pas shtrëngimit të duarve nuk kishte si të mungonte një “dolli” mosbesuese mes dy udhëheqësve, që rrokën gotat në darkën e shtruar, por pa mundur të fshehin se kjo “rrokje” po bëhej sa për sy e faqe.

Ai që u përpoq të thynte akullin ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili si “mikpritës” u ngrit në këmbë dhe iu afrua të dyve për të përplasur edhe njëherë gotat.

Pas ushqimit pati kohë për Putin dhe Obaman që të zhvillonin një bisedë të shkurtër kokë më kokë. Çfarë u tha? Kush e di!

Artikulli paraprakTurqi: Ekstremistët kurd vrasin 4 persona
Artikulli vijuesKerry: Me Assadin nuk ka paqe në Siri