Erdogan javën e ardhshme viziton Slloveninë, Sllovakinë, Rumani

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duke filluar nga data 30 mars deri më 1 prill do të vizitojë Slloveninë, Sllovakinë dhe Rumaninë.
 
Siç është konfirmuar nga Zyra e Çështjeve Publike të Presidencës së Turqisë, vizitat në këto vende do të jenë konfirmim i marrëdhënieve të mira me partnerët strategjikë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë.

Erdogan me 30 mars do të takohet me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, më 31 mars me Presidentin sllovak, Andrej Kiska, ndërsa më 1 prill do të takojë Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis. Do të organizohen dhe takime me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të këtyre vendeve.

Ndër të tjera, temat e takimeve dypalëshe do të jenë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe do të shqyrtohen mundësitë shtesë për bashkëpunim rajonal, dhe çështjet ndërkombëtare.

Erdogan gjatë këtyre vizitave me bashkëbiseduesit do të flasë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.kohaislame
Artikulli paraprakLG G4 me ekran 5.5 inç
Artikulli vijuesBadovci hap portat shkarkuese