LG G4 me ekran 5.5 inç

LG G4 është telefoni ë i ri i sjellë nga LG, i cili thuhet se do të vijë bashkë me lapsin digjital që është përfolur. LG G4 thuhet se do të shfaqet me një ekran prej 5,5 inç në rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 810 octa-core në 64-bit dhe do të vijë me 3GB RAM dhe një zgjedhje të opsioneve të memories së brendshme të telefonit.

Pjesë tjetër e karakteristikave të pajisjes së re të LG përfshijnë kamerën kryesore me 16MP me OIS dhe Laser Auto Focus, versionin e ri të Android, përkatësisht versionin Android 5.0.2 Lollipop. Ndërkohë nuk dihet se kur LG do ta zbulojë telefonin e saj kryesor këtë vit që bazohet në Android.kohaislame

Artikulli paraprakHTC ka gati tabletin e ri me ekran 8.9 inç
Artikulli vijuesErdogan javën e ardhshme viziton Slloveninë, Sllovakinë, Rumani