Edhe kjo zgjedhje i përket vendimeve të radhës Ad hoc, ashtu siç ka ndodhur edhe me zgjedhjen time në krye të AAK-së në Klinë për pothuajse dy vjet, si dhe me kandidimin tim për deputet, pa konsumimin e plotë të gjendjes reale në terren, duke sakrifikuar kështu figura të pastra dhe të devotshme politike. Në këtë kontekst, nuk ka pasur konsultim real e racional të mundësive dhe prioriteteve brenda degës së degraduar të AAK-së në Klinë, e cila zenitin e saj e ka arritur nën udhëheqjen e Enver Berishës.
Këta hapa improvizues të radhës nuk përkojnë me transparencën në vendimmarrje dhe janë humbje e shpresës dhe kredibilitetit të mirëfilltë politik karshi elektoratit, si dhe humbje e identitetit politik në çdo nivel.
Si bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i shumë figurave të mëdha çlirimtare në luftë dhe si bashkëveprimtar në paqe i shumë figurave politike, e kam të pamundur ta kuptoj dhe ta përkrah sensin e rënies dhe humbjes së identitetit politik të AAK-së. Më e pakuptueshmja në tërë këtë proces është ajo çka AAK-ja ofron në radhët e saj, e cila tërë konsultat i kryen me anëtarët dhe strukturat me jodobiprurëse dhe shumë të dëmshme, njerëz të cilët nuk i njeh as shtëpia e vet.
Prandaj, duke e parë këtë gjendje të humbjes së identitetit politik nacional të AAK-së për vite me radhë dhe duke parë improvizime të mëdha të proceseve politike, përfshirë edhe procesin zgjedhor brendapartiak, ashtu siç kam qenë transparent përgjatë tërë kohës shtetformuese të këtij vendi, parimet politike e njerëzore nuk më lejojnë që të vazhdojë të jem pjesë e strukturave udhëheqëse të AAK-së në Klinë dhe as në nivel tjetër.
Duke e parë këtë katandisje të AAK’së, unë jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet në AAK dhe përfundimisht e ndajë rrugëtimin tim politik 14 vjeçar me AAK-në”, shkruan Bedri Gashi, kryetari i deritashëm i AAK-së në Klinë, në reagimin e tij dërguar medieve.kohaislame