Haliti: Kadri Veseli mund ta reformojë PDK-në (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ardhja e Kadri Veselit në PDK nuk është diçka e papritur, “sepse Kadri Veseli ka qenë gjithmonë me PDK-në”.
“Në PDK kanë ardhur shumë figura edhe pa përfillur të gjitha pikat e statutit të partisë, prandaj ardhja e Veselit, nëse kërkon diçka të tillë, nuk është kushedi se çfarë kërkese”, tha Haliti.

Haliti, në një intervistë për Televizionin RROKUM ka thënë se ardhja e Kadri Veselit në PDK dhe në strukturat udhëheqëse mund ta reformojë këtë parti.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për pozicionin e tij në parti dhe zhvillimet aktuale në parti.

Sipas tij, në PDK gjithmonë ka pasur mendime ndryshe, madje ai thotë se në të kaluarën ai është identifikuar si një zë i veçantë nga të tjerët.

Haliti i konsideron si normale mendimet dhe propozimet e Fatmir Limajt për sistemin e zgjedhor brenda partisë një person një votë.

Nuk pajtohet me zërat se në PDK ka diktaturë, por thotë se ka vend për vërejtje.

“Nuk është Partia Demokratike e Kosovës e perfeksionuar, por nuk mund të thuhet se ka diktaturë”, tha ai.

Intervistën e plotë të Halitit e transmetojmë të plotë në video linkun, që ua sjell portali ynë. /Telegrafi/

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/g1pA6eDvH-s” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakDeklarata e Rexhepit trondit kryeprokurorin dhe familjen e Selver Hardinajt
Artikulli vijuesBritania i sugjeron Kosovës strategji për veriun