Basha heq dorë nga Tirana, disa kandidatë nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nuk do të jetë kandidati i PD për bashkinë e kryeqytetit.

Ky fakt, sipas Shqiptares, konfirmohet nga burime të sigurta brenda selisë blu, sipas të cilave kryebashkiaku aktual e ka përjashtuar veten nga një kandidim për një mandat të dytë në Tiranë.
Po ashtu nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Majlinda Bregu, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Grida Duma, Arben Ristani dhe Gert Bogdani janë emrat më në zë për të qenë kandidatë për kryetar Bashkie të Tiranës.
 
Megjithatë, po të njëjtat burime saktësojnë se opozita po zhvillon sondazhe dhe anketime për të arritur në emrin më të përshtatshëm për bashkinë e kryeqytetit në një kohë kur na ndajnë vetëm tre muaj nga zgjedhjet vendore.kohaislame
Artikulli paraprakDrenasi subvencionon familjet me mbi 7 fëmijë
Artikulli vijuesRënie simbolike e SVP-së, ngritje e SP-së dhe FDP-së