Shfrytëzuan 7 femra për prostitucion, arrestohen 3 tutorë

Tre persona janë arrestuar nën akuzën se kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas i kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se falë operacionit të koduar “Binehouse” u bë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të prostitucionit, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Shyqyri Stafuka, 23-vjeç, Bledar Stafuka, 22-vjeç, Emiljano Tarja, 23-vjeç, të tre banues në Tiranë.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e kryerjes së veprave penale “Trafikim i Femrave”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Trafikim i të miturve”./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakDobia e njësimit të Allahut
Artikulli vijuesRegjimi sirian shfrytëzon të sëmurët mendorë si mburojë njerëzore