Rënie simbolike e SVP-së, ngritje e SP-së dhe FDP-së

Rënie simbolike e SVP-„Barometri zgjedhor” më i ri, i realizuar më 13 mars 2015 ka sjellë disa ndryshime në fuqinë e partive që bejnë pjesë në Parlamentin e Zvicrës në krahasim me rezultatet zgjedhore nga viti 2011. Por, edhe me këto ndryshime nuk ndryshon radhitja sipas fuqisë.
 
Kështu edhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, partia më e votuar do të mbetej SVP/UDC-ja. Me 26.2% ajo do të kishte 0.4% më pak se 4 vite më parë, rezulton nga barometri i realizuar nga gfs.bern me sponsorim të SRG.
 
Po sipas këtij sondazhi, Partia Socialdemokrate (SP/PS) do të kishte 19.6% që është 0.9% më shumë se që ka tash. Më së shumti ndërkaq do të përfitonte FDP/PLR e cila do të rritej për 1.2%, gjegjësisht nga 15.1% në 16.3%. CVP/PDC do të tkurrej në 11.8% (-0.5%).
 
Rënie në krahasim me rezultatet e deritashme do të pësonin edhe të Gjelbrit. Ata sipas barometrit “peshojnë” 7.5% (-0.9%). Një rritje simbolike do ta kishin GLP. 5.6% ose +0.2%. Ndërsa BDP me 4.6% do të ishte për 0.8% më e dobët.
 
Barometri zgjedhor ka vlerësuar edhe temat të cilat preokupojnë zviceranet më së shumti, për të cilat duhet gjetur zgjidhje më të spejtë. Kompleksi tematik i migracionit (të huajt, integrimi dhe azili) është në vendin e parë. Ai arrin vlerën 33% në këtë sondazh.
 
Pas temës së migracionit po me një distancë të madhe vjen politika evropiane e Zvicrës, e cia preokupon 12% të të pyeturve. Në vendin e  tretë, me 6% vjen tema e ambientit dhe në të katërtin ajo e papunësisë, e cila mundon 5% të zviceranëve.së, ngritje e SP-së dhe FDP-së.kohaislame
Artikulli paraprakBasha heq dorë nga Tirana, disa kandidatë nga PD
Artikulli vijuesQeveria pritet t'i japë fund plaçkës së Devollëve nga homologimi