ROSU dhe EULEX kthehen në vendin ku u vra Enver Zymberi

Njësitë elite të Policisë së Kosovës – ROSU bashkë me EULEX-in dhe zyrtarë tjerë ligjorë do t’ia mësyjnë sot Zupqit në Zubin Potok, në vendin ku në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra më 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

 
Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanda kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.kohaislame
Artikulli paraprakFAK-u nuk shkon në veri pa një marrëveshje me NATO-n
Artikulli vijuesDollapat në shkolla dëmtohen kohë pas kohe