Nisin provimet pranuese në UP

Provimi pranues për studentë të rinj po mbahet që nga ora 9:00 në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.

Provimi pranues nuk po mbahet në të gjitha fakultetet, pasi që për fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin Ekonomik, ai do të mbahet të martën, në orën 9:00.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më 3 gusht. Në vitin akademik 2012-2013, Universiteti i Prishtinës do të pranojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.

Po ashtu, UP-ja do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoritetet. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakJa si mund të duket iPhone 5
Artikulli vijuesVeteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë brenda oborrit të Qeverisë