Ambasadori i Izraelit, Levy: Ne jemi miq

Ka nisur konferenca për shtyp në seliën e AAK-së e kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj dhe ambasadorit të Izraelit në Beograd Yossef Levy. Në fjalën e tij për medie Levy ka thënë se është i lumtur që është në Kosovë.
 
 “Jam i lumtur që jam në Prishtinë. Është një vend shumë bujar dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm. Diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe shkëmbyem pikëpamjet tona në këtë drejtim”, ka thënë Levy.
 
I pyetur nga gazetarët se a do ta njoh Kosovën,Izraeli, Levy ka thënë. “Ne jemi miq. Çështja e njohjes së Kosovës nga Izraeli është çështje e kalkulimeve tona politika që lidhet me lindjen e mesme. Ne nuk jemi kundër aspiratave të popullit. ”, duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë edhe po konsiderohet./Zeri/ 
Artikulli paraprakFacebook: 10 gjëra të mahnitshme që ju ndodhin kur ju…
Artikulli vijuesBuhariu fiton zgjedhjet presidenciale në Nigeri