Opozita e Kosovës thërret për protestë kundër qeverisë

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë thirrje për një protestë për 18 prill në Prishtinë kundër politikave të qeverisë së vendit në 100 ditëshin e parë të punës së saj.
 
Tre përfaqësues të grupeve parlamentare të këtyre dy partive, Glauk Konjufca, Donika Kadaj- Bujupi dhe Valdete Bajrami, kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp për t’i paraqitur arsyet pse poe thërrasin protestën e tretë brenda katër muajve të funksionimit të qeverisë së koalicionit PDK- LDK- Lista Serbe.
 
“Protesta është mjeti i vetëm demokratik që mund ta përdorim të gjithë së bashku për të ndalur një shtet dhe qeveri të kapur. Ajo është kategori kushtetuese. Është e drejtë elementare e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Konjufca i Vetëvendosjes.
 
Janë katër arsye pse këto parti opozitare e kanë thirrë popullin në protestë përfshirë çmimin e lartë të rrymës, kontrollin e pushtetit në RTK, uzurpimit e sistemit të drejtësisë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
 
Herën e fundit kur kishin protestuar këto tri parti në Prishtinë, më 27 janar, qindra protestues dhe policë u desh të kërkonin ndihmë mjekësore për shkak të dhunës që ishte përdorur gjatë më shumë se pesë orë përleshjeje nëpër rrugët e kryeqytetit.
 
“I thërrasim qytetarët e Kosovës të reagojnë sepse ata janë të lodhur dhe kjo lodhje ka reflektuar me ikjen e rreth 100 mijë qytetarëve në këto 100 ditë. Në këtë lodhje sigurisht se ndikon edhe abuzimi i vazhdueshëm me shërbime të cilat edhe pse janë shumë të dobëta, paguhen shumë shtrenjtë”, tha Donika Kadaj- Bujupi e AAK-së.
 
Në këtë drejtim ajo përmendi një peticion kundër shtrenjtimit të rrymës të nënshkruar verën e vitit të kaluar nga 15 mijë qytetarë, e i cili nuk u mor fare parasysh deri sot nga Kuvendi i Kosovës.
 
“Kjo qeveri, sikurse ajo e kaluara, po vazhdon të bashkëjetojë me korrupsion, me krim sepse kjo qeveri po vazhdon, me përpjekje që t’i mbushin xhepat e vet e të familjarëve të tyre në dëm të qytetarëve. Kësaj duhet t’i themi ‘Mjaft’”, tha Kadaj- Bujupi.
 
Kurse deputetja Valdete Bajrami ka folur për kontrollin e madh të pushtetit në radiotelevizionin publik të Kosovës.
 
“Ai televizion vetëm i qytetarëve nuk është. Është i personave të caktuar dhe kontrolli mbi të duhet të ndalojë”, ka thënë Bajrami.kohaislame
Artikulli paraprakBiznesmeni më i Pasur i Rumanisë Dënohet me Burg për Korrupsion
Artikulli vijuesAndi LILA i kombtarës – Sexhde midis Milanos (Infrakt për Islamofobat hyhyhyh)