Parakalimi i FSK-së

Në Prishtinë, Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan dje me uniforma të reja në kuadër të kremtimeve të shumta që po mbahen atje për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë parakalimit, udhëheqës të lartë të Kosovës thanë se “nëpërmjet Forcës së Sigurisë, Kosova ka nisur një kapitull të ri në historinë e saj – atë të paqes dhe sigurisë për të gjithë”.

Përfaqësuesi i komandës ushtarake amerikane për Evropën, admirali Marc Montgomery, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajnë rolin kryesor në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të parakalojë edhe në Tiranë më 28 nëntor në kuadër të manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo forcë e cila pasoi shuarjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës po stërvitet nga trupat e NATO-s.

Sipas planit të Martti Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, Forcat e Sigurisë do të kenë 2 mijë e 500 trupa aktive të armatosura lehtë dhe më përbërje shumetnike.

Në Kosovë ajo shihet si bërthama e ushtrisë së ardhshme të saj.

Artikulli paraprakShqiptarët i urojnë: Elizabet II, Obama, Clinton …
Artikulli vijuesAroma dhe truri (efekti në joshjen e konsumatorëve)