Gianni De Biasi ishet sot në Istog për ta ngushëlluar Mërgim Mavrajn.
Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, po vazhdon të jetë tepër i afërt me futbollistët e tij.
Italiani sot ishte në Istog të Kosovës për të marrë pjesë në varrimin e babait të Mërgim Mavrajt, i cili ndërroi jetë të premten.
E, De Biasi ishte ai i cili e ndali për disa sekonda Mavrajn për t’i shprehur ngushëllime dhe për ta forcuar shpirtërisht, transmeton Tribuna Channel.