Atyre, Islamofobëve idiotë shqipfolës

Muhamed MURTEZI

Atyre, 
Islamofobëve idiotë shqipfolës,
Nuk u pengojnë vetëm hoxhallarët.
Atyre ua prishin ditën edhe të rinjtë tanë që frekuentojnë xhamitë.
Ua shkatërrojnë nervat edhe intelektualët shqiptarë që shkruajnë tekste me frymë fetare.
Ua verbërojnë sytë edhe nxënëset e studentet tona me shami.
Ua ngushtojnë shpirtin e lig edhe futbollistët e kombëtares sonë që falin xhumanë e falënderojnë Zotin!
Po,
Atyre u pengon gjithçka që ka të bëjë me Islamin, e jo vetëm ‘ekstremistët fetarë’, ndonëse paturpësisht trumbetojnë për një ‘Islam vendor’ të imagjinuar në mendjet e tyre të kalbura!
Prandaj, muslimanët, si individë a institucion, nuk duhet të bijnë në grackat e tyre të poshtra, të bëhen viktimë e shpifjeve dhe manipulimeve tendencioze, të dorëzohen e nënshtrohen para presioneve e shantazheve të tyre makabre. 
Besimtarët kanë nevojë për vizion, guxim dhe bashkim kundrejt këtyre armiqëve të fshehur të kombit!

Artikulli paraprakPopat Serb vs Hoxhallarët Shqiptarë – Hoxhë Mazllam Mazllami (VIDEO)
Artikulli vijuesKompania vendore “Meka” merr trofe të artë nga Madridi