Në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet kjo ligësi dhe tentim për shtrembërim të asaj që tashmë edhe një fëmijë e di. Përse islamizmi dhe jo islami? Përse ende mugullon dhe gurgullon kjo dashuri ndaj “izmave”? Ndonëse të mësuar keq me darvinizmin, marksizmin, komunizmin e enverizmin! E tërë kjo pjellje përbindësh që mes tjerash përmban “izmat” nuk puthitet asgjëkund dhe asnjëherë me fenë islame. Pastaj me sa fytyrë Muhamedi alejhi selam shkruhet si i biri i Zotit, kur dihet mirëfilli se ai është rob dhe i dërguari i Zotit si mëshirë dhe udhërrëfyes për njerëzimin? Vallë kjo bëhet prej injorancës, apo prej dashakeqësisë ndaj fesë islame? Si njëri shkas, ashtu edhe tjetri janë poshtërsi të rralla. Edhe sikur të ishte shkruar në dërrasë të zezë kjo gjëmë prej ndonjë truthari, sërish nuk do të duhej të kalohej pa kërkim të përgjegjësisë, kurse të mos flasim që një “lëshim” i tillë të bëhet në librat prej të cilave brezat e rinj priten t’i vënë themelet e njohurisë së përgjithshme në jetë. Ky “lëshim” nuk duhet të quhet skandal, por vepër penale, ku përgjegjësia duhet të jetë sanksionim penal, që tutje të mos përsëriten këto masakra të maskarenjve me jaka të bardhë!
Iljasa Salihu
You Might also Like
Shkëlqimi i argjendit të nxirë
Doan Dani Aktor, regjisor dhe spektator Emri i Srebrenicës tashmë është rrënjosur në histori si…
By
Redaksia
15 Min Read
Kompleksi i të huajit
Dita e Xhuma është një nga ditët e bekuara të javës që për besimtarët musliman…
By
Redaksia
4 Min Read
Të burgosur jemi të gjithë ne që mendojmë ndryshe nga të pushtetshmit
Nga Ubejd Jashari Letër drejtuar atyre që vuajnë burgun pa faj! Të dashur të pafajshëm,…
By
Redaksia
3 Min Read
Arian Xhezairi: Viruset në facebook me foto erotike
Në rrjetin më të famshëm social Facebook shumë herë shfaqen viruse me foto të ndryshme e…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryqi s’do të ndërtohet, por Maqedonia do të kryqëzohet !
Miq të nderuar, Akti i parë i dramës me titull ,,Konstrukti,, nën regjinë e politikanëve…
By
Redaksia
1 Min Read
Nata e gruas: Mes dhunës dhe seksit
Ka filluar tashmë të bëhet traditë tek një kategori grash, festimi i 8 marsit shoqëruar…
By
Redaksia
5 Min Read
