Kompania vendore “Meka” merr trofe të artë nga Madridi

Kompania “Meka” nga Dragashi, prodhuese e produkteve të mishit, ka fituar Çmimin e lartë ndërkombëtar për cilësi dhe menaxhment nga Business Initiative Directions (BID) me seli në Madrid të Spanjës.
 
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në rastin e dorëzimit të trofeut pronarit të kompanisë “Meka” tha se ky çmim ka rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesin “Meka”, por edhe për të gjithë prodhuesit tjerë të Kosovës.
 
Burim Pirraj, pronar i kompanisë “Meka”, ka treguar se si është hutuar kur ka marrë shkresën se ka fituar trofetë nga Madridi i Spanjës.
 
Ai po ashtu tha se kjo është një ditë e veçantë e cila pas 23 vitesh punë është shpërblyer me këtë trofe./KosovaPress/
Artikulli paraprakAtyre, Islamofobëve idiotë shqipfolës
Artikulli vijuesCila pastë është tërësisht natyrale ?