Provokimet e Kishës Katolike përmes konvertimeve ‘live’

Kisha Katolike e Kosovës edhe të shtunën në mbrëmje ka provokuar duke organizuar konvertimin e qytetarëve në fenë katolike përmes meshës kryesore e cila është mbajtur në Katedralën “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Më këtë veprim, Kisha Katolike e Kosovës ka rënë ndesh edhe me 16 pikat e Papa Françeskut, i cili ka dalë kundër spektakleve religjioze.
 
E spektakli i Kishës Katolike të Kosovës është transmetuar mbrëmë drejtpërdrejtë në RTK.
 
Kohë më parë kreu Vatikanit, Papa Françesku kishte dalë kundër spektakleve me rastin e konvertimeve. Kishte thënë se para spektakleve të tilla më mirë është të japim shembuj të mirë.
 
Ndryshe, Kisha Katolike e Kosovës, vazhdimisht në prag të kremtes së Pashkëve organizon konvertime publike të myslimanëve në katolikë.
 
 
Artikulli paraprakZhvillimi i neuroneve fshin kujtimet e fëmijërisë
Artikulli vijuesEgesta Lopçi, shkencëtarja me shami