Besimtarët mysliman marrin lajmin e shumëpritur, atë të ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë. Tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për për leje ndërtimi apo projekte në letër, inxhinierët në këtë truall jo pak të debatuar kanë vendosur piketat ku edhe do të nisin punimet. Këto shirita janë pak a shumë që do të ketë Xhamia e Namazgjasë.
Burimet për Ora News thonë se nisja e punimeve pritet javën e ardhshme dhe do të merren të gjitha masa për mbarëvjajtjen e tyre. Punimet për këtë xhami që do të përmbushë nevojat e besimatrëve myslimanë do të zgjasin rreth 3 vite.
Komuniteti Mysliman turk ka investuar 30 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti kulti dhe sipas projektit gjurma e Xhamisë së Madhe do të jetë 5200 m2, ndërsa sipërfaqja e godinës është 2.451 m2. Lartësia e kupolës së xhamisë është gati 40 m dhe më të larta do të jenë minaret. Xhamia do të ketë 2 kate nëntokë parkim dhe qendra argëtimi për fëmijë. Ndërsa Muzeu do të ketë objekte e dëshmi historike për të gjitha besimet fetare.