Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një kosovar dhe është plagosur një kosovare. Rreth orës 00:30 pas mesnatës, një grup personash të armatosur, disa prej të cilëve me maska, kanë hyrë dhunshëm në një lokal ku ishin të pranishëm së paku pesë veta.
Ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.
Këtu filloi një shkëmbim të shtënash me armë, që për pasojë pati plagosjen e rëndë të kosovarit 44 vjeçar, i cili më vonë vdiq. Po kështu, plagë në njërin krah ka pësuar edhe një femër 31 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Ajo nuk gjendet në rrezik për jetën. Komisioni për vrasje i Entit të kriminalistikës ka filluar hetimet, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë së Hamburgut,
Sulmuesit pastaj kanë ikur duke u strehuar në një diskotekë të zbrazët, ku më vonë janë rrethuar nga policia, e cila i ka arrestuar katër persona të dyshimtë të moshës nga 24 deri në 37 vjeçare. Me këtë rast nga ata janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe janë objekt i hetimeve të mëtejshme./kohaislame/
|