Turqi, lirohen 63 persona të akuzuar për planifikimin e grushtit të shtetit

Bëhet fjalë për rastin kundër të akuzuarve për planifikimin dhe tentativën e grushtit të shtetit në vitin 2003, i njohur si plani “Balyoz” (çekani)
 
 
STAMBOLL (AA) – Në rastin e njohur si “Balyoz” (çekani), në kuadër të fushatës në lidhje me planifikimin dhe tentativën e grushtit të shtetit, në Turqi sot u liruan nga akuza 63 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Mbrojtjet e të pandehurve para Gjykatës për Krime të Rënda në Stamboll, në fjalën përfundimtare kërkuan lirimin e tyre. 
 
Gjykata pastaj solli vendimin për lirimin e 63 të pandehurve në mesin e të cilëve edhe Gjeneral-majori në pension Levent Ersoz.
 
Të pandehurit, siç theksohet në vendimin e gjykatës, janë liruar sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
 
Bëhet fjalë për rastin kundër të akuzuarve për planifikimin dhe tentativën e grushtit të shtetit në vitin 2003, i njohur si plani “Balyoz” (çekani), në kuadër të së cilit është planifikuar përmbysja e qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
 
Rikujtojmë se në shtator 2012, gjykata në Silivri, qytet në afërsi të Stambolli, dha dënimin me 13-20 vjet burg për 326 pjesëtarë të ushtrisë, të cilët u shpallën fajtorë për planifikim të grusht shtetit. Mbrojtja pohon se plani “Balyoz” ishte vetëm “stërvitje teorike ushtarake”, ndërsa ushtria në Turqi që nga viti 1960 përmbysi katër qeveri.
 
Gjykata e Lartë turke e Apelit, pas kësaj në tetor 2013, me disa modifikime konfirmoi dënimin e 237 të akuzuarve për tentativën për komplotin ushtarak “Balyoz” (çekani).
 
Gjykata e Lartë e Turqisë më pas në qershor 2014 vendosi që të drejtat e 230 oficerëve të cilët ishin dënuar më parë me burg për tentativë të grushtit të shtetit ishin shkelur, ku është rritur mundësia e ndjekjes së sërishme para gjyqësorit turk, ndërsa shumica e tyre u liruan nga burgu në Silivri.kohaislame
Artikulli paraprakDaçiq: S’e kemi ndër mend ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën
Artikulli vijuesQeveria në Francë mbështet kërkesën për të rritur numrin e xhamive në vend