Në Egjipt pritet shpallja e ekzekutivit

0
177

Kabineti i ri i Egjiptit pritet të shpallet zyrtarisht dhe të betohet përpara presidentit Mohammed Morsi, që mori drejtimin e shtetit muajin e kaluar.

Raportet mediatike sugjerojnë se qeveria e kryeministrit të caktuar Hisham Qandil do të përbëhet kryesisht nga teknokratë, me të paktën dy ministra nga qeveria e kaluar dhe vetëm pakë islamikë.
Ish-udhëheqësi ushtarak Mohammed Hussein Tantawi pritet të bëhet ministër i Mbrojtjes. Qandil ka deklaruar se secili do të veprojë në bazë të kompetencave përkatëse, transmeton TCH.
Javën e kaluar ai tha se donte që të gjitha forcat politike dhe populli i Egjiptit të mbështesnin kabinetin në këtë “mision të vështirë”, që ka përpara sfida sociale dhe ekonomike.
Emërimi i tij për zotin Qandil, ministër në ikje i burimeve ujore, habiti shumë vëzhgues, që prisnin një figurë shumë më të njohur.
Ditën e mërkurë, mediat shtetërore raportuan se kryeministri ka zgjedhur si ministër të Jashtëm, Mohammed Kamal Amr dhe ministër të Financave, Mumtaz al Said, të cilët do të qëndrojnë kështu në postet e tyre./kohaislame