Emigrantët kosovarë nga Gjermania po del të jenë më të zotët në krahasim me ata të vendeve tjera.
Emigrantët nga gjermania gjatë vitit të kaluar kanë dërguar në Kosovë plotë 255 milionë euro nga 693 milionë euro sa ishte totali i dërgesave.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, pas Gjermanisë, prijnë emigrantët nga Zvicra me dërgesat në Kosovë duke marrë pjesë me 21.1 për qind të totalit të dërgesave, pasuar nga Belgjika me 6.1 për qind.
Por, kanali i dërgesave për në Kosovë i emigrantëve po del të jetë i shtrenjtë.
Madje, niveli i dërgesave përmes bankave është me i ulët në krahasim me
Agjencitë e transferime.
Sipas raportit të BQK-së, përmes agjencive të transferimeve emigrantët në Kosovë kanë dërguar 272 milionë euro, përderisa përmes bankave janë dërguar 175.5 milionë euro.
Nga mjetet financiare që ekonomitë kosovare marrin në formën e remitancave nga diaspora, një studim tregon se një përqindje shumë e madhe e tyre u harxhuan për ushqim.kohaislame