UP-ja me profesorë të pensionuar

Një numër i madh i profesorëve të angazhuar në procesin mësimor në Universitetin e Prishtinës janë në moshën e pensionimit, mbi 65 vjeç shkruan sot Koha Ditore.
 
Shumica prej tyre po vlerësohen nga menaxhmenti i UP-së si kompetentë për kryerjen e punëve akademike.
 
Stafi i angazhuar, që përbën gati gjysmën e kuadrit akademik në Universitet, paguhet vetëm për orë të mbajtura dhe nuk ka të drejtë në shfrytëzimin e pushimeve midis semestrave, apo të tjera beneficione që mund të ketë stafi i rregullt, ku bëjnë pjesë që nga asistentët e deri tek profesorët ordinarë.
 
E angazhimi i tyre edhe pas moshës 65-vjeçare ka ndodhur pa mbështetje të qartë ligjore, meqë ajo as nuk ndalon dhe as nuk e lejon këtë gjë. Nuk është precizuar askund qartë me aktet ligjore nëse profesorët universitarë mund të vazhdojnë të jenë të angazhuar në procesin mësimor edhe pas moshës së pensionimit.kohaislame
 
Artikulli paraprakDenoncim për shitje të placentave në Gjinekologjinë e QKUK-së
Artikulli vijuesBERZH synon gllabërimin e PTK-së përmes investimeve