Moskë, dështojnë bisedimet për konfliktin në Siri

Përfaqësuesit e opozitës siriane pretendojnë së të dërguarit e Bashar al Assad nuk kanë arritur të krijojnë besimin e duhur në bisedimet e zhvilluara në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Një takim i dytë po mbahet në Moskë në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përhershme për luftë civile katërvjeçare në Siri ka përfunduar pa rezultate konkrete, sipas informacioneve të një përfaqësuesi të opozitës siriane.
 
Komentet e zyrtarit opozitar, Hassan Abdulazim u bënë të premten, katër ditë pasi përfaqësuesit e  regjimit të Bashar al-Asad dhe përfaqësuesve të opozitës siriane u takuan në kryeqytetin rus, në kuadër të përpjekjeve të Rusisë  të gjetur një zgjidhje për konfliktin sirian.
 
Abdulazim, koordinator i përgjithshëm i Komitetit Koordinues Kombëtar për Ndryshim Demokratik në Siri (NCB), e kritikoi qëndrimin e përfaqësuesve të Assad, duke thënë se ata kishin refuzuar për të krijuar një mjedis besimi të ndërsjellë në negociata.
Artikulli paraprakMinistri grek i Financave, Varoufakis: Greqia nuk duhej të hynte kurrë në Eurozonë
Artikulli vijuesSchulz: Turqia, vendi që iu ka bërë pritje të jashtëzakonshme refugjatëve