Dënohet mjeku suedez që talli gruan muslimane, e cila refuzoi përshëndetjen me dorë…

Avokati i Popullit kundër diskriminimit në Suedi ka paraqitur një padi në emër të një gruaje muslimane për shkak të diskriminimit. Gjykatësi i rrethit Hasselholm caktoi një dënim me para kundër një mjeku suedez i cili ishte tallur me një grua muslimane me prejardhje nga Afganistani e cila nuk e kishte përshëndetur mjekun me shtrëngim dore, duke vepruar sipas bindjeve të saja fetare. Mjeku është urdhëruar të paguaj 7500 kruna suedeze për shkak të diskriminimit ndaj pacientes.
 
Agjencia suedeze e lajmeve TT thotë se kjo muslimane sudeze kishte shkuar me burrin e saj në një spital. E kishte pritur mjeku i cili e kishte zgjatur dorën për ta përshëndetur, mirëpo gruaja e kishte përshëndetur pa ia dhënë dorën. Mjeku kishte insistuar në këtë duke ia përkujtuar se kështu përshëndeten në Suedi. Ai i tha se nëse nuk ia jep dorën nuk do ta pranoj në kontroll mjekësorë.

Hulumtuesit amerikan nga UCLA, publikuan në Journal of the American Medical Association, thirrjen e tyre ndaj mjekëve që ta ndërprejnë praktiken e zgjatjes së dorës ndaj pacientëve.

Artikulli paraprakSHBA-të duhet të tërhiqen nga bota arabe
Artikulli vijuesGashi dërgon Baselin në finale