Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar me rastin e incidenteve më të reja në Mitrovicë, se është e rëndësishme që mos të merren përfundime të ngutshme.
Përveç kësaj, siç ka thënë ai, më e rëndësishme është që të ruhet paqja.
Gjuriq për RTS ka thënë se është i nevojshëm komunikimi me politikanët shqiptarë në “në situata tensioni” dhe se është shumë e rëndësishme që politikanët shqiptarë që japin deklarata nacionaliste të dërgojnë mesazhe se dhuna është e papranueshme, në mënyrë që mos të krijohet përshtypja se deklaratat e tyre të shërbejnë si arsye për dhunë.
Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të punohet dhe mos të hiqet dorë. “Të mendojmë për të ardhmen dhe të mirën e të gjithë njerëzve këtu”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova për serbët është me shumë se territori – vend i besëlidhjes dhe për këtë simbolika e Pashkëve ka domethënie të veçantë, sepse njerëzit në Kosovë shpresojnë në pashkë dhe shtet. kohaislame