Nëna që vrau tri vajzat: Arsyeja e ulët (Foto/Video)

0
150

“I vrava unë për të shmangur të ardhmen e dëshpëruar që i priste përpara”. Kështu u tha karabinierëve 38-vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi, e cila vrau mëngjesin e sotëm me thikën e kuzhinës tre vajzat e saj të mitura, Sidnin 3 vjeç, Kesin 10-vjeçare dhe vajzën më të madhe Simonën, vetëm 13 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, në periferi të Lecco-s në Itali. Autoritetet italiane u njoftuan për krimin nga fqinjët e familjes shqiptare, të cilët kishin dëgjuar thirrjet e vajzave për ndihmë, teksa përpiqeshin t’i shmangeshin përpjekjeve të nënës së tyre për t’i qëlluar me thikë.

Kur mbërritën në apartamentin e vogël ku jetonte gruaja e divorcuar, karabinierët u përballën me një skenë horror, pasi gjithçka ishte mbuluar në gjak, ndërsa 38-vjeçarja, me plagë në duar e qafë, në gjendje shoku, ishte shtrirë përpara portës së banesës.

Ndërkohë vajzat e mitura u gjetën pajetë në një krevat, ku i kishte vendosur gruaja, pasi kishte kryer krimin.

Sipas mediave në Itali, babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri. Ai u njoftua për ngjarjen e rëndë nga policia shqiptare, sapo zbriti nga trageti në portin e Durrësit. Çifti ishte divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/7pfVz0JIu1o” frameborder=”0″ allowfullscreen] [iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/_zyBSGi3J1k” frameborder=”0″ allowfullscreen]