FAO paralajmëron për krizë ushqimi në Jemen

FAO, Organizata e Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara paralajmëroi për një krizë ushqimi në Jemen. Ajo vuri në dukje se gjysma e jemenasve nuk janë në gjendje të sigurojnë ushqimin e nevojshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
 
FAO në një deklaratë me shkrim ka deklaruar se për shkak të konfliktit të armatosur në Jemen po pengohet prodhimi pasi konfliktet korresponduan me sezonin e mbjelljeve. Si pasojë e kësaj rreth 11 milionë njerëz në Jemen janë përballë rrezikut të mbetjes pa ushqim të nevojshëm.
 
FAO në deklaratë citoi gjithashtu që për të siguruar ushqimin e nevojshëm duhet të mbështetet programi i prodhimit të fermerëve me një ndihmë prej rreth 8 milionë dollarësh. Në deklaratë thuhet gjithashtu se për shkak të konflikteve në qytetet e mëdha të vendit janë mbyllur tregjet dhe si rrjedhojë çmimet e shumë produkteve janë rritur në mënyrë të papërballueshme nga qytetarët.
 
Në Jemen 4 milionë e 800 mijë njerëz nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin ditorë, ndërsa rreth 10 milionë e 600 mije njerëz janë përballë rrezikut të mos sigurimit të ushqimit, thuhet në raportin e FAO-s. Sipas kësaj organizate në vendin me 26 milionë banorë, 16 milionë janë nevojtarë dhe nuk sigurojnë dot ujin e pastër të pijshëm.
 
FAO që prej vitit të kaluar është duke bashkëpunuar me shumë partnerë për ndihmesën e ndaj fermerëve jemenas.
Artikulli paraprak“CIMIC turk”, KFOR-i turk dhe Komuna e Lipjanit shprëndanë ndihma në Janjevë
Artikulli vijuesFederata e Atletikës së Kosovës pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës