Në Pakistan kanë rrëmbyer të birin e ish-Kryeministrit

Ish-Kryeministri i Pakistanit, Yousuf Raza Gillani, njoftoi ditën e enjte mbi rrëmbimin e djalit të tij të vogël, transmeton kanali televiziv pakistanez Geo. Politikani fajëson për këtë kundërshtarët e vet politikë.

Sipas të dhënave të kanalit televiz Geo, rrëmbimi ndodhi në një miting të fushatës elektorale, në të cilin merrte pjesë edhe djali i ish-Kryeministrit. Ndërkohë humbi jetën edhe një person tjetër, i cili, sipas burimeve të ndryshme ishte sekretari i të rrëmbyerit ose truproja i tij.

Yousuf Raza Gillani po lufton për vend në Asamblenë e provincës Penxhab. Zgjedhjet në Pakistan janë planifikuar të mbahen më 11 maj.

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës: Bartja e shamisë në shkolla, e drejtë njerëzore?
Artikulli vijuesIzraeli trembi SHBA-në me lajmin mbi shitjen e raketave ruse Sirisë