Fundoset anija në afërsi të Sicilisë, 40 të zhdukur

Anija që transportonte emigrantë ilegalë është fundosur në Detin Mesdhe në afërsi të bregdetit Italian, ku dyshohet se 40 persona kanë humbur jetën.
 
Anija që transportonte emigrantë ilegalë është fundosur në Detin Mesdhe në afërsi të bregdetit Italian, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Ekziston frika se në aksidentin në fjalë humbën jetën 40 persona, raportojnë mediat lokale. Gjithashtu dyshohet se në anijen që u përmbys në afërsi të Sicilisë ndodheshin emigrantë ilegalë nga Libia.
 
Më parë këtë javë në afërsi të brigjeve të Libisë gjithashtu është fundosur anija ku humbën jetën së paku 350 persona. 
 
Me ardhjen e pranverës është duke u rritur numri i emigrantëve të cilët nga vendet e Afrikës përmes detit tentojnë të kalojnë në Itali.
 
Italia ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ndihmë në mënyrë që të arrijë të përballet me krizën e e lëvizjeve migratore. Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, ka thënë se akoma nuk ka marrë “përgjigje të përshtatshme nga BE-ja”.kohaislame
Artikulli paraprakPalestinezët: Çmimin e Holokaustit hebre po e paguajmë ne
Artikulli vijuesRasti Bytyçi në agjendën e marrëdhënieve ShBA-Serbi