Një gjykatë izraelite dënon 7 fëmijë palestinezë me burg për hedhje të gurëve

Një gjykatë izraelite të enjten ka dënuar shtatë fëmijë palestinezë me dënime të mëdha me burg, për hedhje të gurëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Të rinjve të moshës mes 14 dhe 17 vjeç u është vendosur dënimi prej një deri në tre vjet burg për hedhje të gurëve ndaj automjeteve izraelite, bëri të ditur grupi për të drejtat e të burgosurve palestinez Addameer gjatë një deklarate të postuar në Facebook.

Sipas Addameer, të paktën 406 fëmijë palestinezë gjenden në burgjet e Izraelit, ku një e katërta e tyre janë të moshës nën 16 vjeç, dhe shumica e 700 fëmijëve të ndjekur penalisht në vit akuzohen për hedhje të gurëve. Agjencia palestineze e lajmeve Maan raportoi se të rinjtë janë arrestuar në qershor të vitit 2015.

Artikulli paraprakMashAllah – Binjaket më të dashura të Instagramit (FOTO)
Artikulli vijuesVIDEO – Imam Ahmedi i cili e mbylli gojën me dorën e vet (tregim)