Shtatë ditë suspendim për inspektorët policorë që zbulojnë informatën zyrtare!

Në komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës është duke raportuar kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK-së), Fitim Sishani.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar llogari nga ky institucion.
 
Me i zëshmi ishte deputeti i LDK-së Anton Quni i cili i ka parashtruar 16 pyetje Shishanit, raporton Koha Ditore.
 
“Një zyrtar i juaj i ka treguar një zyrtari policor se është duke u hetuar. E ka zbuluar informatën zyrtare, ndërsa është suspenduar vetëm për shtatë dite”, ka thënë Quni.
 
Shishani ka pranuar se zbulimi i informatës zyrtare ku mund të ndikohet në prishjen e hetimeve kushton shtatë ditë suspendim.
 
“Jemi konsultuar me prokurorin. Ai na ka sugjeruar qe të suspendojmë për shtatë ditë” , ka thënë Shishani.kohaislame
Artikulli paraprakVendet evropiane ofrojnë një helikopter për ta çuar Thaçin në Beograd
Artikulli vijuesKëto janë pasaportat më të fuqishme: Ja me cilat krahasohet e Kosovës!