Kosova si Hong Kongu për BE-në

Shërbimi Ligjor i Këshillit të BE-së përfundimisht ka sqaruar atë që kosovarët, pak më shumë qeveria, po e presin me padurim qasjen në programet e BE-së apo siç i themi në Kosovë, “marrëdhëniet kontraktuale” me unionin e 27 shteteve evropiane.
Një dokument “top sekret” i Këshillit të BE-së, i siguruar nga “Zëri”, merr shembuj marrëdhëniet e njëjta që Brukseli i ka me Hong Kongun apo Makaon, zyrtarisht pjesë të Kinës, ndërsa sqaron se përdorimi i termit “shtet” nuk nënkupton njohje të Kosovës, pasi në fakt BE nuk njeh shtete derisa kjo u takon vendeve anëtare.

Edhe në këtë dokument, i cili e mban datën e 11 korrikut 2012, shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën iu heq merakun duke u thënë se në dokumentet që përdor Bashkimi Evropian në raport me Kosovën përmbajnë edhe formulën, “Pa paragjykuar qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me statusin e BE-së”.

Shërbimi Ligjor i Këshillit, përmes 21 pikave, në fakt ka trajtuar rekomandimin që e ka bërë Komisioni Evropian për t’i mundësuar Kosovës qasjen në programet e BE-së.

Ky rekomandim është mbështetur në nenin 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së, paragrafi i parë i së cilës thotë: “Marrëveshjet ndërmjet Unionit dhe shteteve të treta apo organizatave ndërkombëtare”.

Artikulli paraprak14 përdorime të pabesueshme të uthullës
Artikulli vijuesTransparenca, përfundon portali dixhital