Samsungu hap fabrikë për Galaxy S6 dhe S6 Edge

Samsungu është përgjigjur në numrin e madh të kërkesave për telefonat e rinj, Galaxy S6 dhe S6 Edge duke futur në funksion edhe një fabrikë të re.
 
“Bloomberg” raporton se fabrika e re e cila ka nisur të funksionojë veçanërisht për pajisjen Galaxy S6 Edge do të krijojë rreth 5 milionë telefona të rinj në muaj.
 
Kjo është rritje e madhe pasi më parë kompania krijonte 2 milionë njësi në muaj dhe mund të ndihmojë në përmbushjen e kërkesave.
 
Sipas raportimeve, Samsungu ka marrë afër 70 milionë kërkesa për pajisjet e reja.
 
Fabrika e re në Seul ishte planifikuar të hapej në muajin qershor, por hapja e saj u bë pas “shpërthimit” të pajisjes në treg.
 
Samsung Galaxy S6 është pajisja më e shtrenjtë për t’u krijuar e kompanisë. Versioni me 64GB raportohet se Samsungut i kushton 290 dollarë për t’u krijuar.
Artikulli paraprakDiçka mbi homoseksualizmin
Artikulli vijuesArmiku i madh i Kosovës: Kanceri