Samsung do të lançojë smartfonin “Galaxy Core” me opsionin e dy kartave SIM

Samsung do të lançojë këtë muaj një lloj të ri smartfoni Android me parametra më pak cilësorë por me opsionin e vendosjes së dy kartave SIM në mënyrë që njerëzit të munden të komunikojnë nga numra të ndryshëm.

Galaxy Core i ri do të jetë i disponueshëm në dy versione. Versioni i parë do të një model që funksionon vetëm me një kartë dhe do të hidhet në treg pas muajit korrik, ndërsa modeli i dytë që funksionon me dy karta do të debutojë këtë muaj në disa tregje të caktuara.

Smartfoni do të ketë një procesor dual-core 1.2 GHz, 1GB RAM, 8GB kujtesë të brendshme dhe disponon vendndodhje për kartë microSD deri në 64 GB. Ekrani do të jetë 480×800 piksel ndërsa kamera e pasme do të jetë 5 megapiksel ndërkohë që kamera përballë do të jetë standarde.

Sistemi operativ do të jetë Android 4.1 dhe në të do të jenë të instaluara aplikacionet e zakonshme të Samsung.

Një prej karakteristikave të veçanta të këtij smartfoni është “Smart Stay” që mundëson zbehjen e ekranit kur përdoruesi nuk i ka sytë të drejtuara tek pajisja. “Smart Alert” njofton përdoruesit për thirrjet apo mesazhet e humbura në momentin e prekjes së telefonit.

“S Voice” mundëson karikimin e smartfonit nëpërmjet komandave të zërit ndërsa “Motion UI” mundëson aktivizimin e komandave të ndryshme nëpërmjet gjesteve dhe lëvizjeve.

Samsung nuk ka deklaruar ende datën e saktë të lançimit si dhe çmimin përkatës. (PCWorld Albanain)/kohaislame

Artikulli paraprakGjuajtja e armës së parë të prodhuar nga printeri 3D
Artikulli vijuesMaqedonia me ushtri më të dobët në Ballkan, Serbia prinë