Tragjedi në Gostivar, një nxënëse humbi jetën ndërsa 7 të tjerë u lënduan

Një nxënëse 9 vjeçare ka humbur jetën ndërsa shtatë moshatarë të sajë kanë pësuar lëndime trupore nga një tragjedi në Gradec të Gostivarit.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 kur disa nxënës po bënin fotografim për semimaturë. Atyre u është afruar një veturë BMW e drejtuar dhe e mbushur me nxënës, e cila është rrotulluar nga shpejtësia, dhe si pasoj ka lënë të vdekur një nxënëse ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar.
 
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gostivarit, ndërsa një nxënëse për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin e Shkupit.
Artikulli paraprakNjë i burgosur tenton të vetëvritet me acid
Artikulli vijuesVritet aktivistja për të drejtat e njeriut