Përzierja e thjeshtë natyrore shëron sëmundjet e rënda

Kanella dhe mjalti me shekuj përdoren për përmirësimin e shëndetit, por efikasiteti i tyre në masë të madhe varet edhe nga stili juaj i jetesës, respektivisht sa jeni aktiv dhe si ushqeheni.

Në Indi kanella përdoret për shërimin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve, disfunksionit erektil dhe shumë gjendje të tjera, transmeton Koha.net. Kinezët thonë që nxeh trupin, ndërsa shkenca moderne prej shumë vitesh thekson veprimin e mirë në punën e pankreasit dhe balancën e sheqerit në gjak. Mjalti mund të gjendet kudo me çmim të mirë. Së bashku kanë reputacionin e ilaçit fantastik.

Enët e gjakut dhe zemra
Për mjaltin është vërtetuar që ka veçori antibakteriale dhe që nga lashtësia është vendosur në plagë dhe djegie. Konsumimi i rregullt i mjaltit shtëpiak (sot për shkak të falsifikimeve të mëdha është jashtëzakonisht e rëndësishme ta dini se kush e prodhon) dhe kanellës, krahas ushqimit të përgjithshëm të shëndetshëm dhe aktivitetit të moderuar ditor mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sepse pastron arteret e bllokuara.

Pirja e mjaltit dhe kanellës në ujë të vakët rezulton me pastrimin dhe largimin e infeksioneve ekzistuese. Nëse e pini pijen e njëjtë vazhdimisht, mund ta reduktoni, ndërsa në disa raste edhe ta shëroni tërësisht dhimbjen që e shkakton artriti.

Kjo pije forcon edhe sistemin e imunitetit, ndihmon në mbrojtjen nga ftohja, por edhe disa viruse. Aplikimi i pastës nga mjalti dhe kanella në mishin e infektuar të dhëmbëve mund të lehtësojë dhimbjen dhe të parandalojë gjakderdhjen dhe kështu të ngadalësojë avancimin e infeksionit.

Përzierja e mjaltit dhe kanellës mund të lehtësojë tretjen dhe të parandalojë krijimin e gazrave. Mjalti dhe kanella japin energji, dhe do të keni edhe forcë më të madhe psikike dhe trupore për shumë aktivitete.

Pohimet që mjalti dhe kanella ndihmojnë kundër trashjes dhe tumoreve nuk janë dëshmuar, dhe nuk rekomandohet mbështetja në këto metoda me synimin e dobësimit dhe shërimit të tumoreve.

Si të shfrytëzoni të gjitha përparësitë
Kanella dhe mjalti mund të përmirësojnë shëndetin tuaj individualisht, por edhe në kombinim. Megjithatë, varësia jonë nga industria farmaceutike mund të na mashtrojë në besimin që ilaçet shërojnë pavarësisht stilit të jetës që e bëjmë, transmeton Koha.net. Megjithatë, nëse përcillni lajmet për shëndetin, duket ashiqare që “veprimi magjik” i industrisë farmaceutike largon një grumbull të simptomave, por shpesh sjell efekte anësore.

Çdo sëmundje del nga mosbalanca, kështu që rruga deri te shëndeti është vendosja e kësaj balance. Kjo kërkon ndryshimin e shprehive të jetesës. Atyre që lëvizin pak ndërsa hanë shumë, dhe atë ushqim të varfër me materie ushqyese, deserti nga kanella dhe mjalti do t’u ndihmojë pak. Por, do të jetë shumë efikas në organizmin i cili është afër balancimit.

Artikulli paraprakTiranë, 3 persona të armatosur grabisin makinën që transportonte paratë e një kompanie
Artikulli vijuesLand Rover Discovery Sport nga shtatori me motor të ri