Shkencëtarët: Toka mbrohet nga një forcë e padukshme

Ndonëse mund të tingëllojë paksa sikur filmat fantazi, mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë bërë të ditur që pas një studimi të bërë kanë zbuluar që planeti ynë është i mbështjellë nga dy shtresa, në formë të unazës, shtresa të cilat janë të mbushura me protone dhe elektrone, duke mbrojtur kështu tokën.

Barriera e padukshme, që ndodhet rreth 11.600 kilometra mbi tokë parandalojnë futjen e elektroneve me energji të lartë në atmosferën e tokës.

“Duket sikur këto elektrone futen në një hapësirë, të rrethuar nga një xham”, ka thënë profesori Daniel Baker. “Ngjashëm me fushat, të cilat i shohim në “Star Trek”, që përdoren në film për të parandaluar futjen e alienëve në planetin tonë”.

(GE)

Artikulli paraprakRrotullimi i tokës rreth diellit, fakt shkencor dhe fetar
Artikulli vijuesMrekullia shkencore në krahun e mizës