13 të vrarë në dy sulme me bomba në kryeqytetin irakian

Sipas informacioneve të marrë nga burime të sigurisë, 13 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në dy sulme të veçanta të makinave me bomba në kryeqytetin irakian në Bagdad.
 
 
BAGDAT (AA) – Të paktën 13 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në dy sulme të veçanta të makinave me bomba në kryeqytetin irakian në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marrë nga burime të sigurisë, mësohet se shpërthimi i një makinë bombë vrau 7 persona dhe plagosi 13 të tjerë në afërsi të zyrës së kadastrës në zonën jugore të Bagdadit, al-Bayya.
 
Gjithashtu 6 persona të tjerë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një tjetër makinë bombë shpërtheu në zonën al-Mansour në Bagdadin perëndimor, ku si pasojë e shpërthimit kanë marrë flakë dhe disa dyqane përreth.
 
Për shkak të sigurisë së dobët në shumë qytete të Irakut shpeshherë ndodhin ngjarje të dhunshme dhe shpërthime të ndryshme.kohaislame
Artikulli paraprakLetër e hapur z.Mustafa Nano
Artikulli vijuesNormalizimi, kusht për Serbinë e Kosovën në rrugë për BE