Demonstratë në Gazë, solidaritet për palestinezët në burgjet izraelite

Në Gazë është organizuar demonstratë për solidaritet me palestinezët në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit të cilët me thirrjen që bëri Komiteti i të burgosurve të forcave kombëtare dhe islame, u mblodhën para qendrës së UNESCO-s ku mbajtën pankarta me mbishkrime “Liri për të burgosurit palestinezë”.

Anëtari i Frontit Popullor për Zyrën Politike, Cemil Mizhir, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se “Palestinezët në burgjet izraelite, për shkak të shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare vuajnë çdo ditë. Sot këtu gjithë botës i kujtojmë që të marrin veprim që të shpëtohet jeta e të burgosurve palestinezë dhe ata të jetojnë pranë familjeve të tyre”.

Artikulli paraprakPër herë të parë nuk kishte namaz të xhumasë në Halep
Artikulli vijuesKurani është çelësi për çdo dry