Bllokohet qendra e Mitrovicës: Nga shtyllat bien kabllot e rrymës

Kabllot e tensionit të lartë kanë rënë nga shtyllat, me ç’rast kanë shkaktuar bllokadë totale të qarkullimit të automjeteve për më shumë se 20 minuta.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:15 në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarët e Policisë të cilët kanë lokalizuar vendin, duke siguruar qytetarët nga ndonjë rrezik.

Edhe punëtorët e KEDS-it ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar në riparimin e këtyre kabllove, qendra e qytetit ka mbetur pa energji elektrike edhe gjatë kohës kur po raportojmë. /KP/.kohaislame
Artikulli paraprakSerbia thotë se s’ka shtet që e detyron për t’ia lënë Kosovës 100 për qind Gazivodën
Artikulli vijuesZvicra parajsë e pastrimit të parave, vetëm në vitin 2014 3.3 miliardë franga