Policia ka arrestuar 3 të rinj dhe dy të tjerë ka shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme kanë hyrë në ambientet e Komisaritetit të Gramshit duke thyer xhamat e derës kryesore të komisariatit dhe kanë ushtruar dhunë, raporton Ora.
Policia ka ndaluar Mario Koruni 24 vjeç, Robert Bërdëllima 33 vjeç dhe Margil Toçilla 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim e shtetasëve: R. B. dhe A. J, banues në Gramsh.
Sipas policisë Mario Koruni që drejtonte mjetin tip “Pezho” me targa AA 491 CJ, është kapur duke xhiruar gomat dhe nuk i është bindur fillimisht urdhërit të policisë për të ndaluar.
Por pas ndalimit nga ana e policisë të Mario Korunit në ambjentet e jashtme të Komisariatit të Policisë kanë ardhur shokët e tij Robert Bërdëllima, Margil Toçilla, R.B dhe A.J, të cilët kanë debatuar e më pas kanë fyer dhe nuk u janë bindur urdhrave të punonjësit të policisë, si dhe kanë ushtruar dhunë në hyrje të komisariatit duke dëmtuar e thyer xhamin e derës kryesore.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera të policisë ka bërë të mundur shoqërimin në dhomat e shoqërimit të dy prej shtetasve të mësipërm ku në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë dhe arrestimi i tyre në flagrancë.
Ndërsa shtetasit R.B e A.J. kanë mundur të largohen, por janë shpallur në kërkim, ku po punohet për kapjen e tyre.