Mërgim Mavraj ndihmon vajzën nga Saranda

Futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, përveçse është një nga më të mirët e kuqezinjve duke treguar karakter dhe përkushtim, ai edhe jashtë lojës jep prova të mirësisë njerëzore.

Këto ditë Mavraj ka ndihmuar një vajzë 14 vjeçare nga Saranda, e cila është e sëmurë rëndë dhe është shtruar në një spital të Këlnit.

12650914_357050407798893_1064863657352204043_nRastësisht, kur skuadra e këlnit ishte për një vizitë bamirësie në spital, mërgimi pa vajzën nga Shqipëria, Emelinën, një 14 vjeçare nga Saranda, së cilës prej asaj dite i ndenji afër dhe kujdeset për të.

Në një foto në faqen e tij në FB, Mërgimi shkruan: “Të falesh dashuri është me bukur se të marrësh, sidomos nëse ti me një gjest tend i rikthen buzeqeshjen dikujt që ka më shumë nevojë se ty! S’ka interes më të madh se të ndjesh përqafimin e këtij engjelli!”.

Babai i Ermelinës në një bisedë telefonike për “Sport Ekspres” tha se mërgim Mavraj është bërë si një baba i dytë për vajzën, pasi ai nuk mundet dot t’i qëndrojë afër”. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakVajzat shqiptare kthejn virgjërinë vetëm për 20 minuta te gjinekologët e Maqedonisë
Artikulli vijuesPërfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së, takim në lëvizjen ”Besa”