“Grupi kriminal” që lejoi instalimin e “njehsorëve plaçkitës”

Zyrtarë të KEDS-it, të kompanisë për prodhimin e orëve “Kohler” dhe të Agjencisë së Metrologjisë besohet së përbëjnë një “grup kriminal” që kanë dëmtuar rreth 25 mijë konsumatorë të energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.
 
Ari Torosoglu – menaxher në “Kohler”, Ali Akkan – zëvendësdrejtor i rrjetit të KEDS-it, shtetas të Turqisë, Avni Alidemaj – drejtor i operimit dhe i mirëmbajtjes në KEDS, Blerim Sokoli, drejtor në Agjencinë e Metrologjisë, dhe Vjosa Ajvazi e Drita Hamiti po ashtu zyrtare në këtë Agjenci, kanë lejuar vendosjen e një numri të madh të njehsorëve të energjisë elektrike te konsumatorët kosovarë, të cilët kanë faturuar shumë më shumë energji sesa kanë shpenzuar.
 
Ata dyshohen se në bashkëkryerje me vetëdije të plotë kanë vënë në qarkullim njehsorët elektrikë të tipit “Kohler” AEL.TF.04.01, i cili nuk i ka plotësuar standardet minimale të kërkuara, përcjell koha.net. Prokuroria dyshon se ata kanë mashtruar konsumatorët kosovarë duke u shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.
 
Rreth 25 mijë njehsorë të tillë janë vendosur nga marsi i vitit 2013 deri më 6 qershor .kohaislame
Artikulli paraprak“EmberClear” këmbëngul në termocentralin e Dukagjinit
Artikulli vijues16.570 lëndë të zgjidhura gjatë periudhës 3-mujore