Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët thonë se janë religjioz janë më pak të rrezikuar nga depresioni. Korteksi i trurit është më i trashë tek njerëzit religjioz, në krahasim me ata që nuk janë. Ky fakt mund t’i mbrojë ata nga depresioni. Edhe pse thuhet se religjioni është çështje e zemrës, duket se forma e trurit tonë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm. Me sa duket, besimtarët kanë disa pjesë të trurit që janë më të trashë, e të cilët mund t’i mbrojë nga depresioni. “Mendimet tona janë reflektim i trurit tonë. Me teknikat e reja të fotografimit ne do mësojmë edhe shumë gjëra tjera”, thotë Dr. Mirna Weissman, profesor i psikiatrisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Kolumbia. “Truri është një organ i mahnitshëm. Ai kontrollon disponimin tonë”, shton ajo. Edhe pse studimet e reja tregojnë marrëdhëniet ndërmjet trashësisë së trurit dhe shpirtërores, dr.Weissman nuk mund të vërtetojë se trashësia e trurit shkakton religjiozitetin tek njerëzit, thotë ajo për në revistën JAMA Psychiatry. Por, lë të kuptohet se religjioziteti mund të rrisë shanset që truri të rezistojë depresionin.
You Might also Like
Shenjë e Kijametit? Lumenjtë Tigër dhe Eufrat kanë filluar të thahen
Sipas një raporti që është botuar në New York Times, hulumtuesit nga NASA dhe Universitetit…
By
Redaksia
2 Min Read
Si e trajtojnë fenë Islame misionarët të Krishterë
Fjalori i gjuhës angleze e definon “Gënjeshtrën” si deklaratë e qëllimshme e pavërtetë, mashtrim, transmetim…
By
Redaksia
15 Min Read
Përse në malin Athos nuk lejohen të shkelin femrat?
Greqi – Gadishulli ka një sipërfaqe 335 kilometra katrorë dhe mund të jetë hapësira më…
By
Redaksia
6 Min Read
Pa falje të borxheve nuk ka bum ekonomik
Gjermania në 1953 ishte e zhytur thellë në borxhe, pa qasje në kapital dhe e…
By
Redaksia
5 Min Read
Blerja e mediave në Ballkan nga elitat politike-antidemokratike e rrezikshme
Pa një media të pavarur Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë integrimin në BE.…
By
Redaksia
5 Min Read
Trepça vlenë 13.6-50 miliardë euro
Trepça merret me nxjerrjen dhe shitjen e papërpunuar të xeheve të plumbit, zinkut dhe argjendit.…
By
Redaksia
2 Min Read
