TË RINJTË, MBI 27 ORË NË JAVË I KALOJNË NË INTERNET

Sa herë ju ka ndodhur që të hyni në internet për pak minuta dhe keni vënë re që kanë kaluar disa orë?
 
Mos u shqetësoni, nuk ju ndodh vetëm juve. Në të vërtetë, koha e shpenzuar në internet është dyfishuar në krahasim me dhjetë vitet e kaluara.
 
Në përgjithësi, mesatarisht, njerëzit shpenzojnë 20 orë e 30 minuta në javë duke lundruar në internet, ndërsa kur ndahen sipas grupmoshave, të rinjtë nga mosha 16-24 vjeç, janë kategoria që shpenzon më shumë kohen në internet, pasi aty kalojnë 27 orë e 36 minuta, që është më shumë se një ditë në javë.
 
Shtatë në dhjetë persona ka një profil në njërin prej rrjeteve sociale, Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn apo Snapchat, duke e çuar përqindjen e personave që shfrytëzojnë komunikimin virtual nga 12% në 2007-n, në 80% në 2015-n.
 
Ndërkohë, edhe mënyra e marrjes së informacioneve ka ndryshuar, pasi rreth 40% e njerëzve këtë gjë e bëjnë përmes internetit. Po ashtu, rreth 34% e njerëzve shfrytëzojnë internetin për të paguar faturat./rtk
Artikulli paraprakPër çka biseduan mbreti Selman me Obamën?
Artikulli vijuesVeç 1600 euro për shtëpitë e shkatërruara në Komanovë!